Rita Lati thotë se karakteri i fortë dhe eksplicit i të bijës, Rozës, është si rrjedhojë e gjërave që ajo ka kaluar në jetë. E pyetur nga fëmijët “Në Kurthin e Piter Pan” për vajzën e saj, aktorja e mirënjohur tregoi se që e vogël, Roza rrinte vetëm për shkak se asaj i duhej të udhëtonte për ture dhe nuk ankohej kurrë.

Mabel: Po si u bë ashtu si uragan?

Rita: Ajo ka qëndruar vetëm kur duhej të rrinte me mua. E merrte malli për mua. Unë isha gjithmonë me valixhen gati për ture. Roza u mbyll dhe kur më takonte nuk më ankohej për asgjë, po më thoshte vetëm gjërat e mira. Jeta e bëri ashtu siç është.

/tvklan.al