“Nuk është e guximshme të tregosh trupin e të shfaqesh pa pikë grimi”, kështu ka thënë së fundmi aktorja e njohur Kate Winslet. Për revistën “Time”, fituesja e çmimit Oscar tha se është diçka mëse normale ta shfaqësh veten siç je në të vërtetë.

Roli i saj në filmin “Lee” ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, prej skenave të saj nudo.“Ky nuk është guxim. Unë po bëj punën time”, u shpreh ajo.

Aktorja rrëfeu po ashtu se një anëtare e stafit i kishte kërkuar që të fshihte rrathët e barkut gjatë xhirimeve të një skene, gjë të cilën Winslet as nuk e kishte marrë në konsideratë.

“Ka një pjesë ku Lee është ulur në një stol me bikini. Dikush më tha, ndrysho qëndrimin!”

 “Unë ndihem më rehat me veten time me kalimin e çdo viti. Nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve. Nuk jam një grua që shoh veten në pasqyrë tërë ditën”, shtoi ajo.

“Lee” do të shfaqet në kinema më 27 shtator të këtij viti.

/tvklan.al