Gabriela Bryan ka fituar kampionatin e saj të parë Margaret River Pro të Australisë Perëndimore, por magjia e vërtetë ndodhi kur sërfistja hauaiane e ndau dallgën me një kope delfinësh.

22-vjeçarja mundi 18-vjeçaren Sawyer Lindbald duke arritur 8.10 pikë në një dallgë ndërsa totali ishte 15.93, thuajse 2 pikë më shumë sesa pikët e plota të kundërshtares.

Në dallgën paraardhëse Bryan u shoqërua nga delfinët.

“Jam shumë e lumtur që kishim dallgë të mira sot dhe të gjitha vajzat bënë një spektakël fantastik. Është çmenduri, sapo fitova”, tha ajo në transmetimin e World Surf League.

“Kur u ngjita, u mrekullova! Ajo dallgë më është dërguar nga dikush, me delfinët brenda saj. Ishte magjike”.

Në kategorinë e meshkujve fitoi australianin Jack Robinson duke mundur dy herë kampionin e botës John John Florence që kishte shënuar 10 pikë të plota në gjysmëfinale./tvklan.al