Kina po përjeton panik si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve nga një virus i ri (HMPV), i cili prek rrugët e frymëmarrjes. Rastet e identifikuara janë masivisht në Kinën veriore.
Përhapja e këtij virusi të ri vjen pesë vjet më vonë pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një Covid-19 në Wuhan, i cili më pas u shndërrua në një pandemi globale me 7 milionë vdekje të raportuara.
Fotot dhe videot e njerëzve që mbanin maska në spitalet në Kinë u shfaqën në platformat e mediave sociale. Raportet lokale thanë se skenat e një shpërthimi të HMPV ishin të ngjashme me shpërthimin fillestar të Covid-19.
@dailymail China is reportedly being ravaged by a mysterious viral outbreak that is overwhelming some hospitals. Videos on social media appear to show hospital units overrun with patients in face masks, and parents holding sick children in long lines in pediatric units. There have also been unverified reports that crematoriums and funeral homes are being overwhelmed. The alarming scenes and lack of official commentary have led some to draw similarities to the early days of the Covid outbreak in China. Local news reports have blamed a little-known virus called human metapneumovirus (HMPV) — which normally causes a mild cold-like illness — for the latest outbreak, though officials have yet to confirm this. Read the full story on DailyMail.com. #news #china #covid19 #health #science ♬ Suspenseful and tense orchestra(1318015) – SoLaTiDo
Nga ana tjetër autoritet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar dhe menaxhuar përhapjen e këtij virusi të ri.
Por, çfarë është HMPV?
Metapneumovirusi i njeriut ose ndryshe HMPV është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme ose gjendjen gripale. Por, teksa ftohja ose gripi është më i lehtë HMPV mund të çojë në komplikacione më të rënda siç është pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit, të sëmurët kronikë dh ata me sistem imunitar të dobët. Ekspertët në fakt nuk e cilësojnë këtë si një virus të ri, por sipas tyre ai filloi të marrë vëmendje për shtimin e rasteve të infektuara tek fëmijët nën moshën 14-vjeç në Kinën veriore. I identifikuar për herë të parë në vitin 2001, HMPV është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Rritja në raste përkon me motin e ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes. Simptomat e saj përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe lodhje, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë. Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV. Trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave.
A mund të përhapet virusi HMPV në vende të tjera?
Pyetja tjetër që shtrohet është se nëse mund të përhapet ky virus në vende të tjera dhe se sa është probabiliteti që të kthehet në një pandemi globale njësoj si Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se Hong Kongu ka raportuar disa raste të HMPV. Gjithashtu disa vende të tjera fqinje si Kamboxhia dhe Tajvani kanë raportuar raste të tilla dhe po tregohen të kujdesshëm në monitorimin e situatës. Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të Kamboxhias ka lëshuar paralajmërime për HMPV, duke vënë në dukje ngjashmërinë e tij me Covid-19 dhe gripin. Në Indinë fqinje, zyrtarët thanë se nuk ka nevojë për panik pasi HMPV është si çdo virus tjetër që prek rrugët e frymëmarrjes. Ndërkaq zyrtarë të lartë të Kinës përfshirë këtu dhe ministrin e Jashtëm bëri të ditur për të gjithë qytetarët dhe turistët se Kina është e sigurt për të vizituar dhe se nuk ka vend për panik./tvklan.al