Mbi 130 persona janë konfirmuar të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas tërmetit që goditi rajonin malor të Tibetit.

Tërmeti me epiqendër në Tingri, një qark rural kinez i njohur si porta veriore për në rajonin e Everestit, në një thellësi prej 10 km, u ndje edhe në Nepal dhe Indinë fqinje. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se magnituda e tërmetit ishte 7.1 ballë. Rreth 1,500 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit u angazhuan për të kërkuar njerëzit në rrënoja. Mediat raportojnë se shumë ndërtesa janë shembur dhe rrugët janë dëmtuar. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë gjithashtu në shtetin Bihar të Indisë veriore dhe kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, rreth 400 km larg, ku banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit  si dhe zhvendosjen e banorëve të prekur. Udhëtimet në malin Everest, janë anuluar dhe zona e turistike është mbyllur plotësisht. Forcat ajrore kineze po përdorin edhe dronë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.

Tërmetet janë të zakonshme në këtë zonë. Rajoni shtrihet pranë pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike. Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.

Klan News