Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në Kodër Kamza në një lokal.

39-vjeçari me iniciale R.C., klient në lokal, u përfshi në një konflikt me një nga pronarët e lokalit, 35-vjeçarin me iniciale F.K. Gjatë sherrit mes tyre që vijoi në ambientet e jashtë të lokalit, pronari mori armën dhe qëlloi në drejtim të 39-vjeçarit duke e lënë të plagosur.

Ai nuk u ndal me aq, por e qëlloi përsëri 39-vjeçarin e plagosur me synimin për ta vrarë. Ka qenë ndërhyrja në kohë e forcave policore që i bllokuan armën 35-vjeçarit dhe parandaluan vrasjen e klientit.

Pronari u arrestua dhe akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa klienti mbeti i plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al