Analistët: Beogradit i duhet për të përmirësuar raportet me fqinjët
Serbia e konsideron se Minischengeni ballkanik krijon një siguri në rajon. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka theksuar se bashkëpunimi duhet të institucionalizohet në mes të trejave vendeve. Bashkëpunimi i mjekëve për luftën kundër Covid do të jetë një nga testet e para.
Por ky trup shihet si i pa plotë deri në momentet kur të bashkohen Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi. Analisti Jaksha Shcekic, thotë se Serbisë i nevojitet Minischengeni pasi nuk ka marrëdhënie të mira me fqinjët, e që është rruga e vetme drejt BE-së.
“Serbia në këto momente marrëdhëniet më të mira i ka me Hungarinë. Nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh me Kroacinë, në Bosnje ka vetëm me serbët atje, me Rumaninë ka probleme rreth pakicës rumune në Serbi. Bashkimi Evropian Minischengenin e sheh si një projekt parashkollorë, ku vendet duhet të ushtrojnë si të jetojnë njëri me tjetrin e më pas të themi të shkojnë në gjimnaz”.
Kjo nismë është vlerësuar si pozitive në Serbi dhe aktivizimi i Minischengenit si një përshpejtim i marrëdhënieve në rajon. Por pritet përfshirja e Kosovës dhe mënyra se si do të priten zyrtarët nga Serbia.
Tv Klan