“Ndodhemi në Krujë, në muzeun “Gjergj Kastrioti”, i cili është muzeu më i vizituar në vend. Nga Janari në Korrik ka regjsitruar mbi 85.000 mijë vizitorë.”
Turistët që kryesojnë janë ato spanjollë, gjermanë, francezë dhe polakë.
“Është hera e parë këtu. Muzeu është mjaft interesant dhe e kuptojmë që i dedikohet heroit kombëtar.”
“Jemi nga Spanja, është shumë bukur këtu. Muzeu është shume interesant dhe mësova më shumë për historinë tuaj.
Kreu i këtij institucioni thotë se deri në fund të vitit parashikimet janë që Krujën ta vizitojnë 200 mijë persona. Ajo çka e bën Krujën kaq të vizituar është dhe pozicioni gjeografik shumë pranë Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
“Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e turistëve është dyfishuar”, raporton gazetarja Anisa Krraba.
“Eshtë një vend shumë i bukur. Historia juaj, shumë interesante. Më pëlqen këtu.”
“Eshtë shumë bukur, me bën që të kthehem sërish këtu.”
Deri më tani, ky muze me shitjen e biletave ka mundur të arketojë mbi 20 mln Lekë të reja. Qytetit historik të Krujës dhe te gjithë grupeve turistike që ndalojnë aty, tashmë i është shtuar edhe Muzeu Etnografik, i cili u inaugurua një javë më parë pas një restuarimi të plotë.
Tv Klan