Këngëtarja Demi Lovato i kushton këngë ndjesisë nga varësia e drogës
“Muzika është gjëja më shëruese në botë”, është deklarata e Demi Lovatos në Grammy Awards 2020 pas një mungesë prej 1 viti e gjysmë në skenë.
Ky mesazh motivues pas një pauze të gjatë shoqërohet me një këngë të shkruar para marrjes së një mbidoze nga artistja e famshme.
Edhe pse problemet me lëndët narkotike kanë qenë një sfidë e madhe për të, ajo këndon dhe njëkohësisht bën me dije se ka bërë një kthesë të rëndësishme në jetën e saj.
“Ne kemi qenë në këtë rrugë më parë. Më fal nuk jam më esëll”, janë disa nga vargjet e këngës së re.
Klan Plus