Predispozita për muzikën varet nga lidhjet e trurit. Bëhet fjalë për ato mes zonave frontale dhe anësore, që kanë një rol thelbësor në kujtesën e punës. Këtë e vërteton një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Communication”, rezultat i një bashkëpunimi midis universiteteve italiane dhe atyre daneze.
Kërkimet janë përqendruar jo vetëm te studimi i zonave të veçanta të trurit, por ka ekzaminuar organizmin e lidhjes mes tyre, pra se si komunikojnë zonat e ndryshme me njëra-tjetrën. Dhe pas analizimit, kanë zbuluar një lidhje domethënëse mes aftësive muzikore që disa persona kanë, dhe organizimit të rrjetit që lidh zonat cerebrale me njëra-tjetrën. Këto diferenca që ndikojnë në sjelljen muzikore, natyrisht amplifikohen edhe nga mjedisi kulturor, dhe faktorë të tjerë të jashtëm si traditat apo folklori që ndikojnë.
Sipas autorëve të studimit, rezultatet janë të rëndësishme, pasi mund të gjenë aplikim praktik në edukimin muzikor, por edhe neuroterapitë. Gjithashtu edhe kryerja e ndërhyrjeve specifike përmes teknikave të simulimit cerebral, për të fuqizuar kompetencat muzikore apo për të përmirësuar kompetencat mendore.
Klan News