Dy botë, një tingull, një histori. Me këtë risi vjen në edicionin e 15-të, festivali “Takimet muzikore të dy botëve” që do të shfaqet në qendrat e antikitetit duke riprodhuar përditshmërinë e banorëve të këtyre qyteteve, njësoj si mijëra vite më parë bazuar në të dhënat arkeologjike.
Apolonia është shndërruar në një skenë ku rrëfenjat dhe historitë e saj të lashta janë prezantuar nëpërmjet podkasteve dhe tingujve të lirës.
“Në çdo edicion ne mundohemi të sjellim një risi të re dhe risia jonë këtë herë është aty ku antikiteti takohet me muzikën. Është një likemotiv që do të shoqërojë disa puntata që do të ndodhi e para këtu në Apolloni sot, më pas te Piramida në Tiranë, më pas në Dropull, Amfiteatrin e Durrësit dhe pastaj në muzeun Arkeologjik në Tiranë.”
Për Parkun Arkeologjik të Apolonisë, aktivitete të tilla i shtohen tërësisë së atraksioneve për turistët dhe vizitorët veçanërisht gjatë stinës së verës.
“Është një ndërthurje e antikitetit me modernen sepse sjellim podcasting me motive nga antikiteti. Kemi një koncert i cili në vetvete sjell një trashëgimi shpirtërore sepse është muzika e antikitetit, por me instrumente që janë luajtur në antikitet.”
Shfaqja në Apolloni është mbyllur në mbrëmje me një koncert ku të ftuar janë edhe këngëtarë të njohur grekë.
Ndërkohë aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku nëpërmjet podkasteve të prodhuara risillen plot jetë histori publike të antikitetit me synim promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore.
Klan News