Kërkojnë pagat dhe rifillimin e punës
Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sërish duke kërkuar rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Ata janë përplasur edhe me forcat e policisë dhe FNSH-së.
Disa prej protestuesve kanë çarë edhe kordonin e policisë, në tentative për t’u futur brenda ambienteve. Naftëtarët shprehen se nuk do të tërhiqen nga protestat.
Punëtorët e rafinerisë së Ballshit kanë rreth 10 muaj pa punë. Ata thonë se nuk janë paguar edhe gjatë periudhës së pandemisë, si dhe nuk u janë dhënë më shumë se 6 paga të prapambetura.
Tv Klan