Një konflikt mes dy nxënësve në Burrel përfundoi me një të plagosur me thikë.
Një 17-vjeçar mori plagë nga arma e ftohtë. Dy adoleshentët janë nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” në fshatin Baz.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka mundur që të arrestojë autorin 18-vjeçar, ndërsa i lënduari u transportua për në spitalin e Burrelit.
Mësohet se ai iu nënshtrua një operacioni, ndërsa sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sherri ka ndodhur për motive të dobëta.
Klan News