Emocionet e kampionatit Europian të kësaj vere sa vijnë e shtohen. ‘Një dorë’ në atë që do të dhurojë fusha e kanë padyshim trajnerët, që duhet të identifikojnë futbollistët e duhur për të marrë maksimumin. Shpesh, jemi mësuar që në stol të ketë emra me tepër përvojë, por me kalimin e viteve gjërat kanë ndryshuar. Kombëtarja organizatore, Gjermania do ketë edhe trajnerin më të ri në historinë e Kampionatit Europian.
Në moshën 36-vjeç e 327 ditë, Julian Nagelsmann do të luajë takimin hapës mes Panserave dhe Skocisë për të thyer rekordin e Sreçko Katanec me 6 ditë. Bashkë me rikthimin tek lavdia të Gjermanisë, ish-trajneri i Bayern Munich luan edhe postin e trajnerit, që i rrezikohet në rast të dështimit në turneun shtëpiak.
Pritshmëri të mëdha edhe nga Belgjika. Domeniko Tedesco do të drejtojë kombëtaren e tij në moshën 38-vjeç e 279 ditë kundër Sllovakisë më 17 qershor për të qenë i dyti më i ri në stolin e një kombëtareje në turneun ndërkombëtar. Si Tedesco ashtu edhe Nagelsmann mund të vendosin rekorde të tjera në këtë kompeticion, siç janë ato të finalistit dhe fituesit më të ri të një Europiani.
Në këtë renditje speciale, trajneri i kombëtares Sylvinho gjendet i teti, si më i riu në stol në Euro2024. Për të ndjekur hap pas hapi emocionet e Kampionatit Europian TV Klan do të transmetojë falas dhe ekskluzivisht të 51 ndeshjet e kompeticionit.
Klan News