E majta drithëruese e Jasir Asanit shton optimizmin te Kombëtarja Shqiptare. Sulmuesi mrekullon nga Korea e Jugut, teksa shënoi në barazimin spektakolar 2-2 në transfertën e Jeonbuk.

29-vjeçari lëshoi një goditje kirurgjikale për të shtangur mbrojtjen dhe zhbllokuar sfidën.

Asani nuk shënonte prej 27 Nëntorit me skuadrën e tij dhe atëherë në Championsin e Azisë.  Ndërsa në kampionat i mungonte goli prej 6 Tetorit të 2024-ës. Kështu, sulmuesi me origjinë nga Shkupi shënon golin e radhës në Korenë e Jugut. Kujtojmë që për Asanin ky është goli i 8-të këtë sezon me Guangju, teksa ka dhuruar edhe 1 asist.

Jasir Asani pritet të jetë në mesin e të grumbulluarve të trajnerit Sylvinho për dy takimet e muajit Mars me Kombëtaren Shqiptare.

Klan News