Qazim Laçi po përjeton një moment fantastik në Superligën çeke. Mesfushori shqiptar shënoi një prej golave në fitoren që Sparta e Pragës regjistroi 2-1 ndaj Ceske Budajovice, teksa u zgjodh edhe lojtari më i mirë në këtë 90 minutësh.
Laçi realizoi golin që i hapi udhë fitores së kryeqytetasve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare arriti të realizojë dy gola në këtë sfidë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm.
Megjithatë, rrjeta e gjetur në minutën e 64-t ishte e vlefshme për 24-vjeçarin. Ky ishte goli i dytë i mesfushorit kuqezi në kampionatin çek me fanellën e Sparta Pragës, në 19 paraqitje, ndërsa meritoi notën 9.2 nga portali i specializuar i statistikave Sofascore.
Një performancë e mirë për Laçin, i cili qëndroi në fushë përgjatë gjithë sfidës. Kjo formë e mirë kënaq edhe trajnerin e kombëtares Sylvinho, me mesfushorin që pritet të jetë në mesin e të ftuarve për takimet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Klan News