Në Miami është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Latin Grammy’. Me rastin e 25-vjetorit u mblodhën yje të muzikës, duke përfshirë Edgar Barrera, i cili për të dytin vit radhazi kryesoi listën e të nominuarve dhe fitoi çmimin kantautori dhe producenti i vitit.
Édgar Barrera është i njohur për punën e tij me artistë të tillë si Madonna, Karol G, Peso Pluma dhe Shakira.
Pas Barrera ishin superyjet Karol G dhe Bad Bunny me nga tetë nominime secili.
Çmimi i Artistit më të Mirë të Ri shkoi për Ella Taubert, ndërsa Karol G fitoi albumin më të mirë të muzikës urbane. Luis Fonsi, i njohur për hitin e tij “Despacito”, u vlerësua për albumin më të mirë pop. Juan Luis Guerra mori çmimin albumi i vitit dhe atë të këngës së vitit.
Në skenë performuan edhe emra të mëdhenj të muzikës si Jon Bon Jovi, Pitbull, Joe Jonas, Dj Khaled, Annita Backy G etj.
Këtë vit pati një risi pasi u përfshinë dy kategori të reja ajo e performancës më të mirë të muzikës elektronike latine dhe albumi më i mirë i muzikës bashkëkohore meksikane.
Klan News