Kantautori argjentinas Fito Paez argëtoi fansat e tij me një koncert falas në sheshin ikonik Zocalo të Mexico City.

Paez, 61 vjeç, i njohur si një figurë kryesore në rrymën rrok të Amerikës Latine, dhuroi një superperformancë duke i çuar fansat në një udhëtim në karrierën e tij muzikore 40-vjeçare që ka shoqëruar breza të tërë.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja, tërhoqi 80,000 njerëz. Koncerti falas ishte vetëm një nga pikat kryesore të turneut aktual të Paez “Paez 4030”, duke festuar 40 vjetorin e albumit të tij debutues.

Si pjesë e këtij turneu, Paez dhe grupi i tij do të zhvillojnë dy koncerte te tjera më 21 dhe 22 Janar në Mexico City.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Paez ka publikuar albume dhe ka marrë vlerësime prestigjioze, duke përfshirë çmimet Grammy dhe Latin Grammy.

Klan News