Sophie Turner ka rrëfyer detaje nga divorci i saj me Joe Jonas.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar ajo foli për rolin në filmin “Trust” që bën fjalë për një yll Hollivudi që kërkon strehë në një apartament të veçuar pas një skandali.

“E pasqyronte vërtet jetën time gjatë vitit të shkuar dhe ishte një përvojë katarsisi për mua. Ishte një mundësi për të nxjerrë inatin, çka ishte argëtuese. Kështu që m’u duk gjëja e duhur”.

Përgjigjen lidhur me divorcin, Sophie e dha me një psherëtimë. 

“Jam në mes të një procesi ligjor tani dhe s’mund të them shumë, por ishte tmerrësisht i trishtë. Kishim një lidhje shumë të bukur dhe ishte e vështirë”.

Pas kësaj, aktorja e “Game of Thrones” u kthye në Angli.

“Jam e lumtur që jam kthyer. Më dukej sikur jeta ime kishte ndalur derisa u ktheva në Angli. Nuk ndihem kurrë vetvetja kur nuk jam në Londër, me miqtë e familjen time. Isha larg për shumë gjatë, 6 vite dhe ishte koha kur miqtë e mi po fejoheshin dhe unë mbeta shtatzënë. Dola me dikë një ditë dhe më tha ‘s’munda kurrë të ta prekja barkun’. Nuk i kaluam këto përvoja të rëndësishme së bashku”.

Ngjarjet politike në SHBA ishin të vështira për t’u përtypur prej saj dhe e merrte shpesh malli për shtëpinë.

“Sulmet me armë, rrëzimi i Roe v Wade…. Çdo gjë thjesht grumbullohej. Pas sulmit në shkollën e Uvalde, e dija që ishte koha që të largohesha me vrap”.

Sophie dhe Joe kanë dy vajza, Willa që erdhi në jetë në vitin 2020 e ndjekur dy vite më vonë nga Delphine./tvklan.al