Reperi amerikan Nick Cannon dëshiron të rikthehet me këngëtaren Mariah Carey.
Ai u shpreh do të rikthehej së bashku me këngëtaren, duke shtuar se do të ishte marrëzi nëse ai nuk do ta bënte diçka të tillë nëse i jepej mundësia.
Por Cannon rrëfeu: “Ajo nuk më do mua”.
Ish-çifti finalizoi divorcin tetë vjet më parë, pas një martese gjashtë-vjeçare dhe lindjes së binjakëve të tyre 13-vjeçarë.
Cannon dhe Carey u lidhën për herë të parë fillim të vitit 2008, kur aktori luajti në videoklipin e këngëtares “Bye Bye”.
Pas vetëm disa muajsh lidhje, ata u martuan fshehurazi në Maj 2008. Pas përfundimit të martesës me këngëtaren Cannon u bë babai i 10 fëmijëve të tjerë me 5 gra të ndryshme.
Klan News