Mariah Carey është detyruar të anulojë koncertin e saj në Pensilvani. Ajo mori këtë vendim vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Pitsburg.

Në rrjetet sociale ajo sqaroi se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të këndojë dot.  55-vjeçarja është aktualisht në një turne për periudhën e Krishtlindjeve ku këngëtarja performon në 20 qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtares i kanë mbetur pak koncerte për të realizuar pasi ajo do të performojë përkatësisht në 13, 15 dhe 17 Dhjetor.

Carey është e famshme për hitin e saj “All i Want for Christmas Is You” që është bërë simbol i muajit Dhjetor.

Javën e kaluar, këngëtarja e njohur përdori rrjetet e saj sociale për t’u kujtuar fansave 30-vjetorin e albumit të saj të vitit 1994, “Gëzuar Krishtlindjet”.

Klan News