Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore.
“Mbrëmë para mesnatës pati një shpërthim që ne dyshojmë se ishte granate dore e llojit M-75”, tha zv/drejtori i Policisë së Kosovës për Veriun.
Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.
Sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë. /REL