Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka dënuar Federatën Shqiptare, për sjelljen e tifozëve në ndeshje Shqipëri-Çeki, të luajtur më 16 Nëntor, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë, FSHF-ja është gjobitur me 27, 750 euro, në total.

Kujtojmë se në atë ndeshje Shqipëria barazoi pa gola ndaj çekëve.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

• ⁠Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

/tvklan.al