Pothuajse 2 vite pas aplikimit për anëtarësim në NATO, shumë suedezë thonë se ndihen të lehtësuar tanimë që pritja për t’u bashkuar me aleancën ushtarake ka përfunduar.
Shumë suedezë u shprehën se ndihen më të sigurt, vetëm një ditë pasi Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n, pas dorëzimit të dokumenteve në Uashington.
“Mendoj se është e mrekullueshme, në fakt. Ndihemi më të sigurtë”, tha për BBC News 58-vjeçarja, Kristina McConnell.
Suedia “përqafoi” neutralitetin e kohës së luftës për më shumë se 200 vjet dhe një dekadë më parë shumica e banorëve ishin kundër bashkimit me aleancën ushtarake. Por mbështetja për anëtarësimin në NATO u rrit në mesin e vititt 2010, mes shenjave në rritje të agresionit rus në rajon.
Në fillim të vitit 2022, qeveria e atëhershme socialdemokrate, që kishte kundërshtuar prej kohësh anëtarësimin në NATO, ndryshoi pozicionin e saj pas pushimit të Ukrainës nga Rusia dhe menjëherë, Suedia aplikoi për anëtarësim në aleancën ushtarake./tvklan.al