Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Gjermani me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandanti i Forcave Aleate për Europën në NATO.

Takimi është bërë gjatë vizitës që Presidentja Osmani po zhvillon në Mynih ku mbahet Konferenca e Sigurisë.

Presidentja Osmani thotë se me Gjeneralin Cavoli bisedoi për rolin e NATO-s në Kosovë.

“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin europian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar në Facebook Presidentja Osmani.

/tvklan.al