Presidenti Ilir Meta, përshëndeti konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Përshëndes konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euro-atlantike.

Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë përshëndes përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pa kthim drejt NATO-s e BE-së.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik”./tvklan.al