Spiker: Drini Zeqo
Headlines 8 Shkurt 2025
Opozita proteston para Kryeministrisë. Berisha: Sot, jemi më të pamposhtur se kurrë
Opozita mbajti protestën kombëtare para kryeministrise. Kryedemokrati Sali Berisha tha se sot opozita eshte ringritur dhe shte me e forte se kurrë. Ai ftoi shqiptaret te bashkohen për rrëzimin me 11 maj te asaj qe e cilësoi si regjimin e Edi Ramës.
Rama: Reforma në drejtësi, pastrim i jashtëzakonshëm. Gjyqësori nuk është në duart e politikës
Kryeministri Edi Rama thotë se reforma në drejtësi bëri një pastrim të jashtëzakonshëm të gjyqësorit. Gjate fjales se tij pas nenshkrimit te marreveshjes per mbajtjen e Kongresit Boteror te Ligjit ne 2027 ne Shqiperi, ai theksoi se drejtesia nuk eshte me ne duart e politikes.
Mbyllet sot fushata elektorale në Kosovë. 1.7 mln votues zgjedhin nesër qeverinë e re
Mbyllet sot fushata elektorale ne Kosove. 1 milionë e 700 qytetare me te drejte vote pritet te votojnë nesër per te zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri, mes 28 partive politike dhe 1280 kandidateve per 120 vendet e kuvendit.
Zbulimi i Liqenit më të madh termal nëntokësor në botë. ÇEKËT: U mahnitëm
Mediat nderkombetare i bejne jehone zbulimit te rrallë te liqenit më të madh termal nëntokësor në botë, në zonën e Leskovikut. Një nga eksploruesit çekë, pjesë e ekspeditës, tha për revistën “National Geographic” se zbulimi eshte mahnitës.
USAID, në punë deri me 14 shkurt. Gjykata bllokon përkohësisht urdhrin e Trump
Gjykata amerikane bllokon përkohësisht deri me 14 shkurt urdhrin e presidentit Tramp për pezullimin nga detyra të 2200 punonjësve të USAID. Padia u bë nga dy sindikata, sipas të cilave, urdhri shkelte kushtetutën amerikane.
Luhet të dielën derbi i kryeqytetit. Tirana kërkon fitoren për te ikur nga vendi i parafundit
Luhet këtë të diel derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Fitorja u vlen më së shumti bardhebluve, te cilet gjenden në vendin e parafundit të renditjes, ndersa Partizani luan per te qenduar ne katershen e pare.
/tvklan.al