Adam Mosseri, shefi i Instagram ka njoftuar se platforma do të përfshijë disa opsione të Inteligjencës Artificiale që do t’i lejojë përdoruesit “të ndryshojnë thuajse çdo aspekt” të videove të tyre përmes komandave me shkrim.
Mjetet do të funksionojnë në sajë të Movie Gen AI nga Meta dhe pritet të dalin vitin e ardhshëm, tha Mosseri në një video.
“Po punojmë mbi disa mjete shumë të bukura të Inteligjencës Artificiale për përdoruesit. Shumë prej jush prodhojnë përmbajtje fantastike që e bëjnë Instagram atë që është dhe duam t’ju japim më shumë mjete që t’ju ndihmojmë të realizoni idetë tuaja. Ju duhet të jeni në gjendje të bëni çfarëdo dëshironi me videot tuaja. Mund të ndryshoni veshjen, të ndryshoni kontekstin apo të shtoni çfarë ju shkon në mendje”.
Në video shihet edhe pak nga mjetet që Mosseri përmend. Për shembull, sfondi pas tij ndryshon dhe më pas ai kthehet në një version të animuar të vetes.
Edhe pse pamjet duken të pastra dhe pa shkëputje, nuk duhet nëse edhe përdoruesit mund të kenë të njëjtat rezultate.
Kur Meta prezantoi Movie Gen në tetor, tha se ky model lejon përdorimin e tekstit të thjeshtë për të krijuar video, zë dhe për të redaktuar videot ekzistuese. Meta tha se nuk do të ishte i disponueshëm publikisht, por njoftimi i fundit tregon se përdoruesit e Instagram do të mund të përdorin mjetet e IA për videot e tyre./tvklan.al