Brenda 10 vitesh në të gjithë vendin janë kryer mbi 3 milionë shërbime të Kontrollit Mjekësor Bazë falas sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vetë Ministrja Albana Koçiu u bëri thirrje qytetarëve ta kryejnë këtë kontroll pranë Qendrave Shëndetësore.
Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë: Të shkojmë tek mjeku i familjes të bëjmë një intervistë të shkurtër dhe të përfitojmë nga analiza shëndetësore të cilat na kapin në kohë çdo lloj problematike. Kështu që le të përfitojmë nga kjo mundësi të marrim pak kohë për veten dhe të bëjmë një ekzaminim për të na kujtuar se çfarë duhet të kemi kujdes dhe si do duhet të jetojmë shëndetshëm. Çdo ditë dhe muaj të vitit të kujdesemi për veten.
Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë falas iu vjen në ndihmë qytetarëve për zbulimin dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjeve.
Klan News