Strukturat shëndetësore kalojnë në gadishmëri për natën e ndërrimit të Viteve. Ministrja e Shëndetësisë nga Spitali i Traumës tha se mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në spitalet universitare dhe ato rajonale do tu shërbejnë qytetarëve nëse do të kenë nevojë për shërbimin e bluzave të bardha.
Gjithashtu, Koçiu ka theksuar se në gatishmëri do të jenë edhe strukturat e sistemit parësor.
Ministrja dha lajmin e mirë se në 2025 do të nisë rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Traumës me mbështetjen e buxhetit të shtetit.
Klan News