Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, i cili falë paraqitjes së tij është kthyer në një nga futbollistët më të mirë në botë në sezonet e fundit, duke pasur një pjesë me peshë në sukseset e Los Blancos, është paqartë për të ardhmen e tij. 24-vjeçari doli i dyti në renditjen e ‘Topit të Artë’ për vitin 2024, ndërsa u përzgjodh si futbollisti më i mirë FIFA.
Në Arabinë Saudite ëndërrojnë që ta shikojnë atë të luajë në Ligën Profesioniste Saudite dhe janë gati që të bëjnë çmendur për ta realizuar.
Omar Mugharbel, CEO i Ligës Profesioniste Saudite konfirmoi për spanjollen MARCA se transferimi i Vinicius është një realitet i prekshëm për të cilin është punuar prej disa kohësh.
Vinicius gjithmonë ka pohuar se dëshira e tij mbetet që të vazhdojë të luajë në atë që ai e konsideron klubin më të mirë në botë, duke konkurruar për tituj prestigjiozë si personalisht ashtu edhe për ekipin.
Por fakt është se përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar bisedime me Arabinë Saudite në të kaluarën e afërt, e kjo të lë të kuptohet se një ofertë të mirë ai nuk do t’i thoshte jo.
Por te Reali ndihen të qetë për futbollistin. Ai ka kontratë edhe për dy vite të tjera, ndërsa klauzola e shitjes shkon në 1 miliard dollarë.
Klan News