Në këtë ditë të veçantë kushtuar gjithë mësuesve në trevat shqiptare, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti performuan në studion e “Rudina” në Tv Klan këngën “Mësuesi i parë”. Ata gjetën pak minuta kohë që në shenjë mirënjohjeje të falenderonin të gjithë ish-mësuesit që i edukuan dhe i bënë profesionistë të vërtetë.

Gjithashtu dhe vetë moderatoja e programit, Rudina Magjistari, si për t’i “sfiduar” vëllezërit korçarë, nuk nguroi që të falenderonte publikisht ish-mësuesit e saj ndër vite. Me emra dhe mbiemra ajo falenderoi përzemërsisht ish-mësuesit e saj të preferuar dhe ata që kanë lënë gjurmë në arsimin dhe jetën e moderatores.

 “T’i përshëndes dhe unë të mitë, meqë ju filluat me emra. Edhe unë kam mësuesen e matematikës, Frederika Mici që e përshëndes shumë me shumë mall, çdo vit, çdo 7 Mars. Mësuesin e anglishtes, Petrit Karabina e kam përshëndetur edhe para disa ditësh në program. Silva Kojën gjithashtu të matematikës në gjimnazin ‘Qemal Stafa’. Unë kam pasur shumë dhe shumë të mirë që të gjithë. Janë të jashtëzakonshëm që të gjithë”, tha Magjistari.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja falenderon arsimtarët. Edhe kur i ka pasur si të ftuar në studio ajo nuk ka hezituar që t’ua shprehë mirënjohjen./tvklan.al