Një 19-vjeçar i kërkuar nga policia për vrasje të mbetur në tentativë është vënë në pranga në Mamurras. Policia thotë se ka siguruar informacione për të riun.
Kur autoritetet kanë shkuar për ta arrestuar, ai është munduar të largohet me shpejtësi, por më kot. Pasi i vunë prangat në duar, i kontrolluan edhe makinën ku i gjetën një pistoletë dhe municion luftarak që i riu mbante me vete.
“Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasve K. N dhe E. N”, njoftoi policia.
Uniformat blu sekuestruan armën, municionin dhe makinën me të cilën lëvizte i riu./tvklan.al