Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Endri Baçukun, autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca në Mamurras.
Korrespondenti i Klan News, Martin Marku, raporton se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Baçuku ka shfaqur pendesë duke deklaruar se “kishte qëlluar në gjaknxehtësi”.
Megjithatë, gjykata nuk mori parasysh pretendimet e Baçukut, duke e cilësuar si të ligjshëm arrestimin e tij. Ndaj 21-vjeçarit, Baçukut, rëndojnë 2 vepra penale, ajo e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Kujtojmë se ngjarja e ndodhur më 8 Mars, nisi si konflikt çasti mes dy të rinjve në Mamurras, por degjeneruar deri në përdorimin e armës, ku mbeti i plagosur Jurgen Ndreca./tvklan.al