NASA ka nisur një anije kozmike në hapësirë, për të kërkuar sisteme të ngjashme ku mund të ketë kushte të favorshme për zhvillimin e jetës.
Misioni i saj është të identifikojë yje dhe planete që mundësojnë jetën.
Qindra mijëra yje do të vëzhgohen jashtë sistemit diellor për të kuptuar nëse në ndonjërin prej tyre ka kushte për jetën apo jo.
Planetet që do të duken më premtuese në këtë mision do të studiohen më pas përmes një udhëtimi tjetër. Kështu, NASA më pas do të analizojë atmosferën e planeteve të reja dhe elemente tjera thelbësore për zhvillimin e jetës në to.
Klan Plus