Për zgjedhjet amerikane votohet edhe në hapësirë. Janë 4 astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor që hedhin votën e tyre në distancë me të njëjtën procedurë të ndjekur edhe nga ushtarët që gjenden në misionet jashtë territorit amerikan.
Don Pettit, Nick Hague, Butch Wilmore dhe Sunita Williams të NASA-s janë aktualisht në misionin e tyre, dy prej të cilëve prej muajit qershor, e dy të tjerë të mbërritur në ISS me anijen kozmike Soyuz në Shtator.
Procedura e votimit është e njëjtë, një skedë në format elektronik u është dërguar e më pas nëpërmjet sistemit satelitor të NASA-s dërgohet në një antenë të Tokës pranë qendrës së NASA-s në White Sands, në New Mexico.
Votat transferohen në Johnson Space Center të Agjencisë Hapësinore Amerikane në Texas, që i delegon më pas në zyrat elektorale përkatëse. Për të ruajtur integritetin e votës, secila skedë është e kriptografuar, aksesohet nëpërmjet një password vetëm nëpërmjet astronautit dhe nëpunësit që duhet të numërojë votën.
Klan News