Kate Middleton ka surprizuar pacientët që po luftojnë me sëmundjen e kancerit në spitalin ku vetë princesha e Uellsit u trajtua një vit më parë.
Middleton bëri këtë të martë një dalje të rrallë publike në spitalin “Royal Marsden” në Londër. Gjatë vizitës së saj ajo falenderoi stafin e spitalit për kujdesin dhe mbështetjen e tyre pas diagnostikimit të saj më kancer vitin e kaluar. Gjithashtu dhe për trajtimin e të gjithë pacientëve të cilët janë në betejë me këtë sëmundje.
Princesha e Uellsit jo vetëm që e bëri vizitën për të treguar mirënjohjen e saj ndaj stafit, por edhe për të theksuar kujdesin që ofron spitali. Në foto ajo duket teksa bisedon dhe përqafon pacientët që po i nënshtrohen kimioterapisë.
Në shtator, Kate njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë pas një trajtimi sfidues prej 9 muajsh. Princesha tha se përfundimi i trajtimit të saj ishte një lehtësim pas një kohe tepër të vështirë./tvklan.al