Pas një viti të shenjuar nga kanceri e kimioterapia, Kate Middleton po e merr gjithçka hap pas hapi sa u takon detyrave të familjes mbretërore britanike.
Ajo është përmirësuar në javët e fundit pas përfundimit të kimioterapisë, por Princesha e Uellsit do të jetë e kujdesshme për të mos u lodhur dhe do të ketë parasysh shëndetin përpara se të vendosë çfarë do të ndërmarrë përsipër dhe çfarë jo.
“Ajo po kujdeset për veten siç është e duhura për t’u bërë. Ajo e di që kur zgjohet nëse ndihet mirë ose jo që ta bëjë diçka”, shprehet një burim për “People”.
Princesha u rikthye në detyrat mbretërore në gjysmën e dytë të 2024-ës duke u shfaqur në krah të princit William në ceremoninë e Trooping the Colour apo në koncertin e Krishtlindjeve. Fakti që daljet nuk kanë qenë të vazhdueshme ishte i qëllimshëm.
Robert Hardman, autori i “The Making of a King: Charles III and the Modern Monarchy”, u shpreh: “Ne nxitemi mos ta shohim këtë si një kapitull që mbaroi dhe rikthehemi në normalitet sepse kanceri nuk funksionon ashtu. Detajet mbeten private, por s’mund të harrohet e vërteta që është një sëmundje e paparashikueshme”.
Ish sekretarja e shtypit të mbretëreshës Elizabeth, Ailsa Anderson tha diçka tjetër në muajin dhjetor. “Ata s’mund të rrisin pritshmëritë e njerëzve me shumë angazhime dhe më pas ajo të tërhiqet, mos të ndihet mirë dhe gjërat të anulohen… strategjia e një vizite të papritur i jep lirshmëri. Ajo nuk ndodhet nën presionin e ndjenjës që duhet të jetë e pranishme”.
Princesha “është lejuar të rikthehet siç dëshiron”, tha një burim për median. “Ajo ka mundur ta ngadalësojë dhe ta bëjë sipas mënyrës së saj e kjo është shumë mirë”, përfundon burimi duke shtuar se familja e ka mbështetur shumë në rrugëtimin e saj drejt shërimit dhe janë optimistë për të vazhduar përpara./tvklan.al