Kate Middleton është kthyer në punë më shumë se një javë pasi njoftoi publikisht përfundimin e trajtimit të kancerit.
Princesha e Uellsit ditën e martë priti në një takim anëtarët e Qendrës së Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme në Kështjellën Windson.
Ky ishte takimi i parë i Princeshës që pas diagnostifikimit të saj me kancer dhe nënshtrimit të kimioterapisë, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me fushatës e saj të viteve të mëparshme.
Bashkëshorti i Middleton, Princi William nuk ishte në pranishëm, pasi kishte një takim me ushtarët e forcave speciale.
Më 9 Shtator Princesha e Uellsit rrëfeu çlirimin e saj për përfundimin e kimioterapisë në një video personale të postuar nga Pallati Kensington./tvklan.al