Pas përfundimit të seancave të kimioterapisë Kate Middleton po i rikthehet edhe angazhimeve të saj. Princesha e Uellsit bëri daljen e saj të parë publike shoqëruar nga bashkëshorti William.
Çifti mbretëror vizitoi Qendrën Komunitare të Southport për të takuar familjet e prekura nga sulmi tragjik ku humbën jetën 3 vajza të mitura dhe disa të tjerë u plagosën.
Burimet nga Pallati Mbretëror thonë se vendimi për të shoqëruar Princin William pasqyronte dëshirën e saj për të treguar mbështetje dhe solidaritet ndaj komunitetit.
Dalja e Kate ishte një surprizë pasi kjo është një nga paraqitjet e saj të rralla publike këtë vit që nga koha kur njoftoi për problemet shëndetesore.
Klan News