Zona që shtrihet mes malit të Robit dhe Qerretit për ku është drejtuar emisioni “Me Çelësa në Derë”, në Tv Klan puntatën e kësaj të shtune, është zona pioniere e përhapjes së fenomeneve të shtëpive të dyta, pasi mjaft familje nga shtesat më të pasura sidomos nga Tirana ndërtuan pikërisht këtu vilat apo apartamentet e tyre të fundjavës apo të banimit të përkohshëm.

Vitet e fundit ndërtimet në këtë zonë janë orientuar më shumë drejt resorteve turistike, hotelerisë dhe grastonomisë. Infrastruktura e zonat, rrjetet e shërbimit si dhe aksesi i lehtë në arteriet kryesore rrugore ka shtuar numrin e atyre që shtëpinë e tyre këtu ta përdorin si rezidencë primare.

Rezidenca ‘Palm Paradise’ ndodhet në zonën e plazhit të Qerretit, një destinacion bregdetar në zonën e Kavajës i rrethuar nga natyra e gjelbër e ujërat e kristalta të Adriatikut. Ky kompleks ofron një kombinim perfekt të qetësisë dhe komoditetit.

Në të përfshihen rezidenca moderne me arkitekturë elegante dhe apartamente pushimi që shfaqin standarde të larta për familjarë dhe çifte që janë në kërkim të një përvoje relaksuese. Zona e Qerretit është e njohur për plazhet e gjëra dhe shërbimet cilësore, duke qenë kështu një zgjedhje e përkryer për turistët që vizitojnë Shqipërinë për herë të parë.

“Grand Brillant ka që në vitin 2019 që operon si kompani në rikonstruksion, ka qenë më përpara në turizëm dhe më pas ka filluar veprimtarinë e saj në konstruksion. Kur nisëm ‘Pal Residence’ fillimisht nisi si një projekt i vogël, nuk kishte qëllimin që të ishte gjithë kjo rezidenca që është sot. E filluam me një pjesë trualli me 4 objekte. Fryma që dhamë tek ky lloj kompleksi solli frymën e pronave të tjera që filluan t’i bashkëngjiteshin një e nga një kompanisë ‘Grand Brillant’. Rezidenca ka dhe tipologjitë e ndryshme të apartamenteve pasi ruhet e njëjta frymë arkitektonike që lexohet se është një projekt, në fakt ato janë të realizuara në faza të ndryshme projektimi”, tha Urimi, arkitekt.

Ai shton se kjo rezidencë do të jetë “me çelësa në dorë” në vitin 2026, që të gjithë banorët të futen në shtëpitë e tyre.

“Punimet kanë filluar në Prill dhe në Maj të vitit që kaluam, pra kemi bërë një progres prej 6 muajsh në fazën që po shohim sot. Mund të jetë gati për verën e 2026, pra 18 muaj nga sot gjithçka të jetë gati dhe banorët të futen në shtëpitë e tyre. Ka mbi 1 mijë njësi banimi”, tha me tej arkitekti.

Gjatësia prej 18 kilometrash e linjës bregdetare të qytetit të Durrësit, nga porti i qytetit deri tek Kepi i Lagjit përfaqëson hapësirën më të madhe të vijës së plazhit në Shqipëri. Duke filluar nga plazhi më i madh i Durrësit mes urës së Dajlanit dhe zonës së Plepave për të vijuar me plazhin e shkëmbit të Kavajës, Golemit, malit të Robit, Qerretit, Karpenit e deri tek ai i Carinës./tvklan.al