Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është çështje jetë a vdekje për shqiptarërt. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm hungarez dhe eurokomisionerin Varhelyi pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Rama, në fjalën e tij, përsëriti se u desh agresioni i Rusisë në Ukrainë që Bashkimi Europian të kuptonte rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama nuk la bërë edhe disa kritika për BE-në, kur tha se ishte treguar e padrejtë me Shqipërinë.
“Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë së fundmi, por ja ku jam dhe mund t’ju them që ndihesh mjaft mirë dhe mjaft i sigurtë. Faleminderit Presidencës Hungareze që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm duke nxitur këtë proces. Faleminderit dhe komisionerit Varhelyi, faleminderit dhe gjithë shteteve anëtare.
Është një ditë e rëndësishme me domethënie historike për Shqipërinë por edhe për BE-në. Nuk na duhet një kujtesë e rëndësishme për të qëndruar e punuar së bashku të lidhur nga parimet dhe vlerat që përkufizojnë BE. Kjo është veçanërisht e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për t’u bërë më pranë dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur përpara. Për fat të keq, kjo ishte me ndihmën e Vladimir Putin që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë që shërbeu si zile zgjimi dhe që qartësoi se keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndmor ka nevojë për BE. Çelja e grup-kapitujve të Themeloreve sot përbën një arritje të madhe për të dyja palët dhe shenjon një gur themeli historik.
Për fat të keq është e vërtetë që herë-herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, e padrejtë ndaj nesh ku hodhi poshtë rekomandimet e Komisionit të vetë bazuar në fakte. Megjithatë ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B. Historia na ka mësuar se kjo nuk mund të gjendet apo madje të garantohet jashtë sferës së BE. Këto janë A, B dhe C e mënyrës së jetës erupiane. Për ne nuk është retorikë eurpiane, është çështje jetë a vdekje për ëndrrën tonë që t’u lëmë brezave të ardhshëm një vend ku liria individuale është e padiskutueshme dhe sundimi i ligjit funksionon. Alternativat ndaj kësaj ëndrre janë vetëm makthe. Gjendemi këtu sepse Shqipëria ka përmbushur parakushtet dhe mbetet e palëkundur për të pëmbushur të gjitha detyrimet e ardhshme”.
Kryeministri vlerësoi faktin se Shqipëria tashmë ka bërë një reformë në drejtësi që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër i BE-së përpara se të anëtarësohej. Rama theksoi se reforma në drejtësi do të thellohet akoma më shumë gjatë rrugës europiane.
“Do ta bëjmë këtë bashkë me partnerët tanë, e bëjmë për të forcuar arritjet e bëra në reformën e drejtësisë duke nxitur një sistem gjyqësor më transparent, llogaridhënës dhe që për herë të parë në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen përpara një gjykate të pavarur pavarësishht lidhjeve me partinë në pushtet apo edhe të tjerë. Do ta bëjmë këtë edhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Institucionet tona të reja të lindura nga reforma në drejtësi po shënojnë përparime domethënëse. Ky progres vetëm sa do të thellohet më tej. Do ta bëjmë këtë duke ruajtur të drejtat e njeriut.
Do të ndërtojmë punën mbi punën e shkëlqyer të një ekipi të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë publike në funksion të qytetarëve tanë. Dhe ky është momenti për të falenderuar Kryeministrin Orban dhe qeverinë e tij që na treguar që prej ditës së parë vullnetin për të ndihmuar për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfituar gjatë procesit të vetë të afrimit dhe anëtarësimit në BE. Jam shumë mirënjohës edhe për këtë angazhim të fundit. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme pos së ardhmes tonë në BE dhe rrugës së BE”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
/tvklan.al