Ergys Arrazaj nuk ishte denoncuar më parë për dhunë në familje. Janë familjarë të Alma Arrazajt (Lexo më shumë) që kanë thënë para policisë se 31-vjeçari ushtronte sistematikisht dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Burimet bëjnë të ditur se 39-vjeçarja kohët e fundit kishte marrë vesh se burri e tradhtonte dhe kjo besohet se është bërë shkak për rëndimin më shumë të gjendjes së saj psikologjike. Megjithatë Alma Arrazaj nuk kishte shfaqur te të afërm të saj shenja se do të ndërrmente aktin e rëndë të hedhjes në lumë bashkë me fëmijët.
Familja Arrazaj jetonte në Shkodër dhe mësohet se janë në gjendje të mirë ekonomike. Çifti kishin 10 vite të martuar dhe nga kjo martesë kishin tre fëmijë. 31-vjeçari i cili përfundoi në pranga për veprën penale dhunë me pasojë vetëvrasjen nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Ndërkohë nëna Alma Arrazaj nuk rezulton që të jetë kuruar për probleme të shëndetit mendor.
Klan News