E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan Elisabeth Grezda ndau me publikun disa pjesë të jetës së saj private. Ajo ka rreth 2 dekada që jeton në vendin tonë, kur dhe ka lidhur kurorë me Kreshnikun. Një djalë shqiptar me të cilin u dashurua gjatë studimeve në Amerikë.
Përveç profesionit dhe historisë së dashurisë ajo tregon dhe një detaj shumë të veçantë. Elisabeth është nënë e 4 fëmijëve. Mes tyre është dhe Gazi, i cili nuk është djali i saj biologjik, por që prej vitesh është bërë pjesë e familjes Grezda që kur ka qenë adoleshent.
Rudina Magjistari: Sot që flasim ju keni 3 fëmijë.
Elisabeth Grezda: Ne kemi një histori shumë interesante. Ne kemi 3 fëmijë biologjikë, por pasi kishte lindur djali i parë Danieli, kur ka qenë 1 vjeç, jemi njohur me një djalë tjetër. Ai quhet Gazi, ishte adoleshent në atë kohë dhe ne donim që të ishim një mbështetje për të. Kështu që filloi miqësia me Gazin dhe tani kemi më shumë se 16 vite që është pjesë e familjes sonë. Ne themi që kemi një plus, kemi dhe një fëmijë tjetër.
Sipas asaj që tregon Elisabeth, Gazi tani ka ndërtuar familjen e tij dhe jeton për momentin në Amerikë pasi djali i tij ka një problem shëndetësor dhe po merr kurim atje./tvklan.al