Po shkon drejt fundit procesi i regjistrimit te votuesve nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar mbi 243 mijë emigrantë të cilët do të kenë të drejtë të votojnë.
Ky numër pritet të pësojë edhe një rritje të vogël, për shkak se KQZ ka dhe afro 4 mijë kërkesa për të shqyrtuar.
Ndërkohë që numri i kërkesave të refuzuara për shkak të mangësive në dokumentacion shkon në mbi 47 mijë.
Në total numri i emigrantëve shqiptarë që shprehën interes për të marrë pjesë në votime nga jashtë arriti në 294 mijë.
Tv Klan