Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Rama po fsheh Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, pasi është trembur nga drejtësia.
“Tani të na thotë ai, se është Sekretar i Përgjithshëm, nuk mund ta fshehë në këtë mënyrë. Akt i turpshëm ndaj shqiptarëve”, tha Sali Berisha.
I kërkon Ramës i kërkon që të vërtetojë që Agaçi ndodhet në spital.
“Në qoftë se ai është në spital të botojë fotot, të botojë komunikatën”, tha Berisha.
Edhe pse i uron shërim, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, i kërkon të mbajë përgjegjësi para ligjit.
“Bllokimi i arterieve koronare, sidoqoftë të faktojë me dokumenta në qoftë se ai është me këtë patologji unë i uroj ta kalojë dhe të bëhet përgjegjës para ligjit për të gjitha ato që ka kryer”, tha Berisha.
Kryeministri nuk do i shpëtojë drejtësisë thotë kryetari i PD, Sali Berisha. Ai tha në konferencën për mediat se Rama është trembur nga dosjet me afera të qeverisë.
“Nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Laptopi dhe hardueri i Fatmir Xhafës po flasin ditë e natë. Edi Rama, nuk ke shpëtim. Mos u çuditni kur një mëngjes në monologun e tij ta shohim ti bjeri jo me grusht por me kokë tavolinës”, tha Berisha.
Thekson se kryeministri nuk do i shpëtojë dosjes McGonigal dhe pas 11 Majit do të ekstradohet në SHBA.
“Dosja McGonifal ka filluar të eci zotëri. Jo që është ngrit në këmbë, por po ecën. Është nis drejt Shqipërisë. S’ka gjë që e shpëton”, tha kryedemokrati Berisha.
Ironizoi rubrikën sy m’sy te kryeministrit Rama.
“Për të mos u ballafaquar me gazetarët dhe bën pyetje vetë thotë po mi bëjnë shikuesit. Unë absolutisht e dija që në ditën e parë, në çdo fjalë mashtron”, tha Berisha.
Nuk e fsheh mosbesimin te SPAK, por thotë se duhet një mekanizmin kontrolli.
“Ky institucion me Kushtetutë do të ketë kontroll. Si çdo institucion tjetër. Check and balance”, tha Berisha.
PD kërkon që afati për regjistrimin e diaspores për zgjedhjet e 11 Majit të zgjatet përtej datës 4 Mars. Kryedemorkati paralajmëroi që PD do e çojë në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për shyerjen e afatit të dokumenteve biometrike vetëm për emigrantët, duke u shprehur se e njëjta gjë duhet të kishte ndodhur edhe me shqiptarët brenda vendit.
Klan News