Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahut, ka mohuar se Hamasi ka rënë dakord për marrëveshjen e armëpushimit, pavarësisht raporteve të mëparshme.
Një zyrtar i Izraelit tha se Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje skicë për lirim të kufizuar të pengjeve, armëpushim dhe tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga Gaza. Por, zyra e Netanjahut menjëherë hodhi poshtë këto informacione.
“Në kundërshtim me raportimet, organizata terroriste Hamas nuk ka kthyer akoma një përgjigje për marrëvesheshjen”, shkruhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit.
Më herët, zyrtarët në Jerusalem u thanë mediave izraelite se marrëveshja pritet të nënshkruhet sot dhe se një deklaratë e përbashkët pritej sonte ose nesër. Kjo do të thotë se nëse marrëveshje aprovohet nga kabineti në mbrëmje ose të nesërmen, një periudhë 24-48 orësh është dhënë për apelimet kundër marrëveshjes në Gjykatën Supreme.
Zbatimi mund të fillojë me lirimin e pengjeve të parë të dielën dhe marrëveshja pritet të përfshijë fillimisht lirimin e 33 pengjeve, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, si dhe lirimin e palestinezëve të ndaluar në burgjet izraelite.
/tvklan.al