Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbajtur një fjalim në Kongresin e SHBA para anëtarëve të 2 dhomave të këtij institucioni, të gjithë të mbledhur për të shprehur mbështetjen për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Në nisje të fjalës së tij, ai ka falënderuar ligjvënësit të pranishëm. Më tej, Netanyahu ka siguruar Kongresin për fitore të tyre.

“Kur Izraeli dhe SHBA qëndrojnë së bashku, ne fitojmë, ata humbasin”, ka thënë ai.

Netanjahu ka kujtuar sulmet e Hamasit të 7 Tetorit, kur 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng, duke e quajtur atë një ditë turpi.

Gjatë fjalimit të tij, Netanjahu ka sulmuar protestuesit anit-izraelit duke thënë se kanë zgjedhur që të qëndrojnë me të keqen.

“Ata duhet të kenë turp për veten e tyre”, shton ai, teksa u drejtohet protestuesve me fjalët: Jeni bërë idotë të dobishëm të Iranit.

Teksa ai mban fjalimin, mijëra vetë janë mbledhur në Uashington DC dhe po protestojnë kundër vizitës së tij në SHBA.

Fjalimi i Netanyahut vjen nëntë muaj pas sulmeve të Izraelit në Gaza . Më shumë se 39,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit./tvklan.al