Eksperienca e Neymar në Superligën Saudite po i afrohet fundit. Braziliani është lënë jashtë skuadrës për pjesën e dytë të sezonit, me sulmuesin që është përballur me shumë lëndime dhe mungesë të gjatë në fushat e lojës.

32-vjeçari ka luajtur vetëm 5 ndeshje këtë sezon, me 2 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 3 në kampionat. Kontributi i brazilianit ka qenë minimal për Al Hilal, me Neymar që mbetet në udhëkryq të madh për karrierën.

Tre janë destinacionet e mundshme që përfliten për momentin si e ardhmja e 32-vjeçarit. Kampionati amerikan i futbollit ka shprehur gatishmërinë për të firmosur me sulmuesin, me interesin që është shfaqur nga Chicago Fire dhe Inter Miami. Kalimi në këtë kampionat mund të cilësohet jo i favorshëm për Neymar, pasi tavani i rrogave do ndërlikonte firmën.

Një tjetër opsion i mundshëm është kthimi në Brazil, ku Neymar mbetet një figurë e dashur. Klubet si Flamengo ose Palmeiras mund ta kthejnë në kampionatin ku shfaqi talentin e tij. Një rikthim te Santos, klubi i fëmijërisë mund të konsiderohet si një përfundim për karrierën e tij.

Tifozët e Santos kanë ëndërruar prej kohësh një ribashkim dhe klubi mund t’i ofrojë Neymar një shans për të rijetuar ditët e tij të lavdisë duke luajtur një rol kryesor.

Së fundi, Liga e Yjeve të Katarit (QSL) është një tjetër destinacion i mundshëm për Neymar. Me klube si Al-Duhajl dhe Al-Sad të gatshëm për të investuar shumë në emra të mëdhenj, Katari mund t’i ofrojë Neymar një kontratë fitimprurëse dhe një shans për të konkurruar në një kampionat jo të nivelit të lartë.

Klan News