Sezoni festiv i fundvitit ka nisur me disa veçanti në vende të ndryshme të Europës. Në Paris është hapur ajo që autoritetet e konsiderojnë pistën më të madhe të përkohshme të patinazhit në botë. Pista ndodhet në “Gran Pale” në zonën qëndrore të kryeqytetit francez me një sipërfaqe prej 3 mijë metrash katrorë.
1 200 babagjyshë marshuan në qendër të Londrës me biçikleta. Marshimi i aq shumë njerëzve të veshur me uniformën e babagjyshit të Krishtlindjes, jo vetëm simbolizoi ardhjen e sezonit festiv, por tërhoqi edhe vëmendjen e banorëve të kryeqytetit britanik për të kontribuar me para në mbështetje të fëmijëve në nevojë.
Ndërsa në Gjermani është hapur një treg i pazakontë Krishtlindjeje. Ky treg ndodhet në tunel nën një mal mes Esenit dhe Dortmundit, që dikur shërbente si një vend për trajnimin e minatorëve. Aty tregtohen dhurata për Krishtlindjeje, ku sipas vizitorëve ofrohet një eksperiencë unike.
Tv Klan